Lajme

BE’ja ia dhuron Kosovës 95 mijë doza të vaksinës “Pfizer”

Bashkimi Evropian, përmes Austrisë, do të dërgojë në Kosovë 95 mijë doza të vaksinës kundër virusit COVID-19 të kompanive “BioNtech-Pfizer”, kanë bërë të ditur burimet e BE-së në Bruksel.

Kosovës i është ndarë kjo sasi nga gjithsejtë 651 mijë doza sa Bashkimi Evropian do t’ua dhurojë gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, raporton Koha.net.

Këto doza do të nisin të vijnë në rajon që nga fillimi i muajt maj e deri në muajin gusht. Ato janë sasi e veçantë e siguruar nga BE-ja dhe nuk përf shihen në sasinë që shtetet e BE-së e kanë siguruar për vete.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?