Lajme

Bëhuni gati për dimër të vërtetë, ja parashikimi i motit për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, por i ftohtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHMK-ja.

Të shtunën masat e ajrit me origjinë nga veriu do të vazhdojnë të fuqizohen duke krijuar kushte për mot të vranët dhe me reshje bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s”, njofton tutje IHMK-ja.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?