Lajme

Behgjet Pacollit i ngritet bust në këtë qytet

Kryetarit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacollit iu është ngritur një bust në qytetin e Sarandës në Shqipëri.

Ai është shprehur i lumtur për këtë, duke thënë se është një dhuratë që nuk e priste.

“Një dhuratë që nuk e prisja. Sot me rastin e ditëlindjes sime, kuptova se në qytetin e bukur të Sarandës është realizuar një bust për mua! Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës për këtë portret.Gjatë jetës sime, kam punuar shumë për ta bërë popullin tim krenar dhe për t’i treguar botës se edhe ne dimë dhe mundemi! Ky është një nder i madh për mua sot! Faleminderit nga zemra!”