Lajme

Behgjet Pacolli i bie pishman që erdhi, kërkon leje për t’u rikthyer në Zvicër!

Vetëm 4 ditë ka që kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli erdhi në Kosovës, por ai ka planifikuar të kthehet sërish në Zvicër.

Pacolli ka kërkuar leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit për t’u kthyer në Lugano.

Kthimi i Pacollit në Kosovë shkaktoi polemika të mëdha. Pasi kërkoi të kthehej direkt në Kosovë dhe u ‘kërcënua’ se do të dërgohet në karantinën e Qendrës së Studentëve, ai mori dy herë leje për aterim dhe dy herë i anuloi ato.

Pastaj vendosi të aterojë në Shqipëri. Më pas nga Tirana, Pacolli erdhi po ashtu me aeroplan privat dhe u vendos në shtëpinë e tij në Hajvali. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai duhet të qëndrojë aty në vetizolim për 14 ditë.

Pas kthimit, Pacolli tha se për një moment ishte frikësuar “nga një sulm terrorist” ndaj tij nga shteti i Kosovës.

Pacolli është kthyer nga Zvicra pas thirrjes së mbledhjes së jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re, e cila u shty pas masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese ndaj dekretit të presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?