Lajme

Bëhet i gjallë Fisnik Ismaili, tregon arsyen e pjesëmarrjes në protestën e Vetëvendosjes

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (parti që u formua pas ndarjes së Lëvizjes Vetëvendosje), mori pjesë në protestën e organizuar nga ish-partia e tij.

Ai tha se ka marrë pjesë në çdo protestë me kauzën e së cilës është pajtuar.

“N’protesta kam dalë kurrë pa u mërzitë se kush po i organizon, përderisa e kam përkrahë qëllimin për të cilën është mbajt ajo protestë. Protestë edhe vetë pata organizue, kur pata flejtë një javë para Kuvendit kundër ligjit për Amnistinë, edhe as s’jam brengosë se a po më përkrahin qytetarët apo organizata ime, a po m’përqeshin, kur e kam dijtë se qëllimin e kam të mirë. Kam marrë pjesë edhe në protesta, të cilat organizata ime s’ka dashtë me i përkrahë”, shkroi ai.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Ismailit:

N’protesta kam dalë kurrë pa u mërzitë se kush po i organizon, përderisa e kam përkrahë qëllimin për të cilën është mbajtë ajo protestë. Protestë edhe vetë pata organizue, kur pata flejtë një javë para Kuvendit kundër ligjit për Amnistinë, edhe as s’jam brengosë se a po më përkrahin qytetarët apo organizata ime, a po m’përqeshin, kur e kam dijtë se qëllimin e kam të mirë. Kam marrë pjesë edhe në protesta, të cilat organizata ime s’ka dashtë me i përkrahë, tha ai.

Sot s’është ma ndryshe. Hashimi është një e keqe e madhe të cilën s’kam me e përkrahë asnjiherë. E ky këtu është vendi im, të cilit ia due të mirën. Kjo është arsyeja e vetme që një njeriu i mjafton me dalë në protestë.

S’ka individ e as organizatë në këtë botë që e përfaqëson të mirën. S’ka individ as organizatë në këtë botë që e përfaqëson një qëllim. Ashtu qysh s’ka individ as organizatë që mue ma ndalë vullnetin.

Deri sot, çdo protestë që e ka vendosë përfitimin politik përmbi kauzën, ka dështue. Uroj kjo e sotmja me e pasë efektin që e ka pasë një protestë që e mbaj mend se ka pasë sukses, ajo që e rrëzoi Jablanovićin, e cila e ka mbledhë një popull të tanë mbas një qëllimi, e jo mbas një individi e organizate. Zatën, edhe vetë protesta po bën thirrje një popull mos me iu nënshtrue një njeriu.