Lajme

Bëhet e ditur si është gjendja e policëve të lënduar sot në veri

Katër policë të Kosovës kanë kërkuar sot ndihmë në Qendrën Emergjente të QKUK’së pas lëndimeve të marra në veriun e vendit. Policia e Kosovës nisi mëngjesin e sotëm një aksion atje për të ndaluar krimin dhe kontrabandën.

Mjeku kujdestar Leutrim Hajdari thotë se gjendja e policëve është stabile.

“Në QKUK janë sjellë katër policë nga Spitali i Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm te ne. Dy prej tyre kanë pasur lëndime më serioze dhe në bazë të analizave që i kemi bërë, njëri prej tyre ka pasur trupa të huaj në pjesën e kokës ndërsa tjetri në pjesën e krahut”, tha ai për RTK’në.

“Ne mendojmë se trupat e huaj janë si pasojë e shpërthimeve që kanë ndodhur atje dhe nga aty kanë pësuar këto lëndime”, shtoi ai.

“Pas analizave dhe trajtimit gjendja e tyre është stabile dhe janë liruar për në shtëpi për trajtim të mëtutjeshëm”, theksoi Hajdari.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?