Lajme

Befason Shppend Ahmeti: Zgjedhjet ishin shpëtim për LDK’në, ja çka mund t’i ndodh LVV’së

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhjet ishin shpëtim për Avdullah Hotin dhe partinë e tij, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, atë e larguan nga qeverisja në momentin më të vështirë ekonomik e financiar të Kosovës dhe inicuan ndryshimet në LDK që nuk do të fillonin pa këtë debakël.

Po ashtu, Ahmeti thotë se kjo është koha më e keqe për VV-në për ta marrë qeverisjen.

Postimi i plotë:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhjet në fakt ishin shpëtim për Avdullah Hotin dhe për LDKnë. E larguan nga qeverisja në momentin më të vështirë ekonomik e financiar të Kosovës pas luftes. E poashtu edhe inicuan ndryshimet në LDK që nuk do të fillonin pa këtë debakël.

LEXO EDHE:  Gazetari Kajtazi kërkon largimin e Kurtit: Është emergjencë kombëtare

Në anën tjetër, pa marr parasysh rezultatin kjo është koha më e keqe për LVV për ta marr qeverisjen. Pritjet janë joreale në kohën kur financat e shtetit dhe ekonomia janë buzë greminës.

Kriza potenciale e zgjedhjes së presidentit duhet të menjanohet shumë shpejtë. Dialogu në asnjë mënyrë nuk mund të jetë prioritet. Të vetmet tri prioritete duhet të jenë ekonomia, ekonomia dhe ekonomia.