Lajme

“BE e paaftë të çlirojë dy pengje”, Rama: Mos e ktheni BE’në në një kongregacion priftërinjsh

Pas përfundimeve të punimeve të samitit të BE, Kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovacevski kanë dalë në një konferencë për shtyp.

“U përpoqa t’ju shpjegoj se flasim për një vend ku popullatiteti i Putinit është 80 përqind. As nuk e telefonova Vuçiçin se mund të më thoshte ndjesë por duhet të kaloj në anën tjetër dhe kjo do të ishte fundi i çdo marrëdhënieje.

3 herë janë harmonizuara me BE kundër Rusisë. Nuk e kuptoj çuarjen e gjërave në kufi sepse Serbia nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë kaq shpejt dhe çuarja do të japë efekt të kundërt. Pastaj ajo çfarë do të ketë kosto është agjenda europiane e Serbisë.

Pavarësisht Ballkanit të Hapur, nuk duam luftë, nuk kemi nevojë për konflikt, gjakderdhje dhe tensione, duam të ecim para drejtë BE. Ka shumë goditje me të cilat duhet të merren dhe nuk duhet të ndezim një goditje tjetër.

Thirrjen time të fundit është mos lini që besimi që shqiptarët kanë tek Europa pavarësisht farsave sepse për herë të parë kemi mundësi të jemi aty ku duam, për ne Europa nuk është Brukseli, është fe.

Shqiptarët do të vazhdojnë. Lutja ime për ta ishte ju lutemi mos e lini BE të bëhet kongregacion priftërinjsh që diskutonin seksin e engjëve ndërsa binin muret e Konstadinopojës”.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje