Lajme

Bashkëshorti i Vjosa Berishës: Na thoshte t’i themi emrin ‘kancer’, e jo sëmundje e keqe

Gjatë ditës së sotme janë mbajtur homazhe në Teatrin Kombëtar në kujtim të producentes dhe regjisores, Vjosa Berisha.

Në mlbedhjen përkujtimore më pas, foli edhe bashkëshorti i saj, Fatos Berisha tregoi se e ndjera sfidat gjithmonë i ka tejkaluar, nuk është dorëzuar asnjëherë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Ajo edhe ndaj kësaj sfide nuk është dorëzuar, madje na thoshte thujani emrin tamam “kancer”, e jo sëmundje e keqe. Ajo ka motivuar shumë njerëz që kanë qenë me këtë sëmundje, sidomos vajzave e grave”, tha bashkëshorti i saj.

Tutje ai tha se Vjosa Berisha do të varroset sot në 17:00 në varrezat e Prishtinës, derisa të pamet do të mbahen tri ditë, duke filluar qysh nga nesër.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje