Lajme

“Bashkë me SHBA-në, po koordinojmë hapat e fundit për marrëveshjen Kosovë-Serbi”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para takimeve që do të zhvilloi në Uashington, ka folur për mediat lidhur me rëndësinë e vizitës dhe për përmbajtjen e takimeve që do t’i ketë me sekretarin e Shtetit, Mike Pompoe, këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Trump dhe kongresmenit dhe senatore te shumte.

Presidenti Thaçi ka theksuar se në SHBA do të ketë takime të shumta dhe se qëllimi i kësaj vizite është koordinimi me amerikanët për hapat e fundit, para arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Pasi që jemi në hapat e fundit të mundësisë së arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, është e domosdoshme prania ime në Uashington për t’u koordinuar me miqtë e përjetshëm të Kosovës për arritjen e një marrëveshje ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë, që ajo të jetë efektive, e implementueshme dhe arritjen e një konsensusi më të madh ndërkombëtar”, ka thënë Thaçi para takimit me sekretarin Mike Pompoe.

Ai po ashtu ka theksuar se në këtë kohë është e rëndësishme që do të ketë një konsensus edhe përbrenda Kosovës, duke shfrytëzuar momentumin e krijuar për arritjen e marrëveshjes me Serbisë.

Sipas tij, marrëveshja do të garanton njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe anëtarësimin e saj në NATO, BE dhe OKB.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje