Lajme

“Bashkë me qytetarët e Dobrashecit dhe Godancit sonte i thamë PO fitores së Partisë Demokratike të Kosovës”

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, ka zvilluar një takim me anëtarë dhe simpatizantë të shumtë të Partisë Demokratike të Kosovës në Dobrashec dhe Godanc, raporton Korrespodenti.

Ai përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ka thënë se bashkë me qytetarët e Dobrashecit dhe Godancit sonte i thanë po fitores së Partisë Demokratike të Kosovës.

Postimi i plotë i Shalës:

Bashkë me qytetarët e Dobrashecit dhe Godancit sonte i thamë PO fitores së Partisë Demokratike të Kosovës.

Në Dobrashec dhe Godanc sonte po ashtu morëm përgjegjësi dhe zotime të reja për finalizimin e projektit të shtetndërtimit, përmes #Rimëkëmbjes ekonomike dhe politike të vendi tonë, të cilin bashkë kemi çliruar dhe ndërtuar.

Kosovës sot i duhen njerëz të përkushtuar dhe të përgjegjshëm në qeverisje, sepse liria, pavarësia dhe shteti i Kosovës janë amaneti më i madh që na lanë dëshmorët.

#PDK134 #FeratShala14 #Rimëkëmbje