Lajme

Basha: Paret e tatimit në pronë i marrin komunat e jo qeveria

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka bërë një postim në Facebook në të cilin shfajëson Qeverinë për rritjen e tatimit në pronë. Ai ka postuar një reagim në të cilin thotë se problemi ka qenë që “shumica e pronave kanë qenë të nënvlerësuara” më herët.

“Më shkurt, deri tash ka pagu tatim për 20,000€, kurse tash kur paguan për 30,000€ sigurisht se rritet obligimi, dhe kjo për shkak se është rritë vlera e apartamentit, por jo rritja e tatimit”, është shprehur deputeti. Ai ka shtuar se mjetet që do të mblidhen nga tatimi në pronë do të shkojnë në buxhetin e komunave, por jo në buxhetin e Qeverisë së Kosovës.

Postimi i tij i plotë: