Lajme

Barrierat e vendosura tek rrethet në Prishtinë, për çfarë shërbejnë ato

Në Prishtinë, tash e një javë kanë filluar të vendosen barriera nëpër disa rrethe. Ato siç kanë bërë të ditur nga komuna e Prishtinës, janë vendosur për të mundësuar një qarkullim më të mirë dhe më të saktë të ngasësve të automjeteve nëpër rrethe, raporton IndeksOnline.

Mirëpo jo gjithçka sa i përket tyre po shkon siç duhet pasi që ka edhe të tilla që kanë mbetur ende pa u përfunduar duke lënë kështu jashtë tyre gozhda e të cilat mund të shkaktojnë shpërthim të gomave të veturave dhe automjeteve tjera teksa ngasin nëpër këto rrethe.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?