E martë, 26 Maj, 2020
Lajme

Barnatorja në Pejë rrit dhjetëfish çmimin e maskave

Një barnatore në qytetin e Pejës e ka rritur për dhjetëfish çmimin e maskave mbrojtëse, shkruan Gazeta Sinjali.



Sipas një sinjalizuesi, nga 10 cent sa kishte kushtuar një maskë para tre ditëve, sot një maskë e njëjtë në atë barnatore kushton 1 euro.

Ky nuk është rasti i parë që barnatoret në Kosovës shtrenjtojnë çmimet e pajisjeve mbrojtëse, si: maska, dezinfektues, dorëza ndaj koronavirusit.

Qveria ka apeluar qytetarët që në rast se hasin në rritje të çmimeve të kontaktojnë në numrin 0 800 80 800.



Kujtojmë që, deri tani në Kosovës janë konfirmuar pesë raste të prekura me koronavirus./Gazeta Sinjali/

LEXO EDHE:
Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje vetëm pse kërkon një parti