Lajme

Bardhyl Meta: Të hiqet taksa se Kosova s’mbahet pa SHBA’të, këtë e din edhe Vetëvendosja

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, Bardhyl Meta, ka reaguar rreth seancës së sotme parlamentare e cila kishte të bëj me çështjen e heqjes së tarifës ndaj produkteve serbe, duke kërkuar që Kurti ta heq këtë masë që po rrezikon partnerietin Kosovë-SHBA.



Ai tha se e tëra çfarë po bëhet në Kuvend, ishte kuvendim e spekulim nëse duhet të hiqet tarifa apo jo, e që sipas Metës këtë gjë nuk e kërkon vetëm SHBA’të.

Meta e ka cilësuar taksën si një trampolinë të Serbisë, e cila shfrytëzohet nga Vucic. Sipas tij kjo tarifë duhet të hiqet pa asnjë koment.

“Dhe të hiqet pa asnje koment as “presje” shtojcë, pa asnjë “mirepo”, “por” etj etj! Ata që duan të dëshmojnë dashurinë dhe perkushtimin ndaj vendit, le të gjejnë sfera e segmente tjera ku mund dhe duhet te deshmohen! E të tilla ka aq shumë…! Shpija, Familja dhe veçanerisht Shteti, s’mbahet pa miq! Pa SHBA-të, jo se jo”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i tij:



Kuvendi po Kuvendon, dhe po spekulon…, kush më shumë, e kush më pak:

“Nëse duhet ta heqim nje “Tarifë”, që po e kerkojnë SHBA-të, dhe jo vetëm SHBA-te”!

– Një tarifë që është bërë leve dhe besa edhe trampolinë e Serbisë, e shfrytëzuar shumë mirë nga Vuçiq – mes tjerash, edhe që të pozicionojë Serbinë dhe vet Vuçiqin si partnerin e ri të SHBA-ve në rajon?!



-Tarifa duhet të ishte hequr qysh mbledhjen e parë të Qeverisë se Re! Sidoqoftë, duhet të sillet ne Qeveri dhe te hiqet qysh neser, e Marte.
Menjehere!

Dhe të hiqet pa asnje koment as “presje” shtojcë, pa asnjë “mirepo”, “por” etj etj!

– Ata që duan të dëshmojnë dashurinë dhe perkushtimin ndaj vendit, le të gjejnë sfera e segmente tjera ku mund dhe duhet te deshmohen! E të tilla ka aq shumë…!

– Shpija, Familja dhe veçanerisht Shteti, s’mbahet pa miq!

Pa SHBA-të, jo se jo!

P.S. kjo qe po them, s’eshte opinion, por fakt.

Te cilin e dine edhe ne VV, edhe ne PDK, edhe ne AAK, edhe tek NISMA.