Lajme

Bardhyl Mahmuti: Gjenocidi ka emër: Serbi!

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, pasi ky i fundit kishte deklaruar se më parë e vë kokën në cund, se sa ta njohë Kosovën, raporton Korrespodenti.

“Është koha që t’i vihet koka në cung Goebbelsit të Ballkanit!”, ka shkruar Mahmuti në një postim në profilin e tij në facebook.

Postimi i plote i Bardhyl Mahmutit:

Është koha që t’i vihet koka në cung Goebbelsit të Ballkanit!

Aleksandar Vuçiqi, Joseph Goebbels i Ballkanit, i njohur për politikën e vrasjes së 100 myslimaneve të Bosnjës për çdo serb të vrarë dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës paska deklaruar se më parë pranon ta vërë kokën në cung, sesa të njohë pavarësinë e Kosovës!

Është koha që t’i vihet koka në cung Goebbelsit të Ballkanit dhe të nxirret përpara përgjegjësisë penale si pjesë e zinxhirit komandues që kreu gjenocid në Bosnjë, në Kroaci dhe në Kosovë!
Gjenocidi ka emër: Serbi!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?