Lajme

Bajqinovci: Shkatërrimi i Kosovës nisi më 2008- me PDK, nga sot nis një epokë e re

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka theksuar se Kosova është shkatërruar nga 2008 kur PDK erdhi në pushtet.

Sipas tij, nga sot pas nënshkrimit të marrëveshjes LDK-VV, do të filloj një epokë e re, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Mashtrimet, abuzimet e shpërndarja e pasurisë së qytetarëve për grupe të ngushta të interesit brenda partive deri sot në pushtet, kishin nisur në Janarin e 2008’tës, por kulmin e arritën në Qeverinë Haradinaj.

Çdo ditë i riu i Kosovës, dëgjonte për vendime që ja rrisnin pagën vetës kundërligjshëm, rritjen në 21 të numrit të ministrive, emërimin e afër 90 zv. ministrave që turpëruan vendin dhe shkatërruan autoritetin e shërbyesit publik, dualizimin institucional me emërimin e çmendur të koordinatorëve, shpërndarjen e buxhetit pa bazë ligjore, pa strategji e as pa kurfarë politike publike, shpenzime luksi në stil të kumarxhive, punësuan me lista të dasmave familjare.

Ata Shkatërruan imazhin ndërkombëtar të vendit, zvogëluan besimin e partnerëve ndërkombëtar u vunë fund e krye kundër të rinjëve të ditur e të shkolluar mirë, i bënë shumë zullum Kosovës.

Nga sot, nuk fillon mrekullia në Kosovë. Ama nga sot, asgjë e asnjë nga ato që i kemi pa për këto vite, nuk do t’i shohim më. Kosovën do ta qeverisë një bllok politik e një lidership i kulturuar, i dijshëm, i integruar në dijet e arritjet e botës së qytetëruar. Do të kemi një qeveri shtetndërtuese që u shërben të gjithëve. Urime.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19