Lajme

Agim Bahtiri tregon rezultatin e zgjedhjeve sipas tij

Kryetari i Mitrovicës dhe njëkohësisht anëtar i ri i VV’së, Agim Bahtiri, i ftuar sonte në emisionin Pressing të T7 ka treguar rezultatin e zgjedhjeve sipas tij dhe ka bërë një thirrje për revolucion.

Gjithashtu Bahtiri ka thënë se Vjosa Osmani nuk i merr vendimet në LDK.

“Unë mendoj se VV’ja do të del përmbi 32%, e dyta është LDK’ja, dhe për vendin e tretë do të luftojnë PDK dhe AKR’në. Ndërsa për AAK’në ka refuzuar të flasë”, ka thënë Bahtiri në T7.

Bahtiri gjithashtu bëri thirrje për një revolucion në këto zgjedhje.

“Unë jam i bindur thellë se e vetmja parti që mundet të likfidojë procesin e korrupsionit pa frikë burrërisht me të drejtë ligjore është VV’ja. Dhe këtë e dëshmon gjithë populli. O sot o kurrë duhet të bëhet një revolucion”, ka thënë Bahtiri në Pressing.

Ndërsa për Vjosa Osmanin tha se ajo nuk merr vendime në LDK.

“Unë kam respekt për Vjosën, por në LDK, vendimet i merr kryesia e LDK’së. Ju e dini se këta kanë qeverisë 20 vjet me ata. Janë 200 veta t’vranë prej partive politike. Pse nuk u zbuluan?”, shtoi Bahtiri.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?