Lajme

Bahtiri: Në Natën e Kadrit, Allahu na gëzoi me këtë lajm të mirë

Sonte në Mitrovicë janë shëruar 8 persona nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri përmes një postimi në Facebook, ku tha se në këtë Natë të Kadrit, Allahu ka dashtë të na gëzoj me këtë lajm të mrekullueshëm.

“Pas testimit të dytë, sot është konfirmuar shërimi i 8 personave nga Mitrovica që ishin të infektuar me koronavirusin COVID-19, të cilët i përkisnin grupit të parë të personave që kishin rezultuar pozitiv”, ka shkruar Bahitiri.

Ai tha se ‘të premten do të bëhet testimi edhe i personave tjerë që do t’i bëjnë 14 ditë nga data e infektimit, e të cilët shpresojmë dhe besojmë që do të shërohen plotësisht’.

Deri tani në Mitrovicën Jugore janë shënuar gjithsej 19 raste me Covid-19/Gazeta Sinjali/


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?