Lajme

Badovci i ‘shterur’, apelohet që uji të mos shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar

Niveli i ujit në liqenin e Badovcit ka rënë shumë.



Aty përveç që vërehet mungesa e madhe e ujit, kanë dal në pah edhe mbeturinat.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ditë më parë njoftoi se në liqenin e Badovcit është minus 9.20 metra nën nivelin maksimal ose, 640.63 metra mbi nivelin e detit.

Loading...

Sipas KUR “Prishtina”, edhe liqeni i Batllavës është minus 9.11 metra nën pikën maksimale të kapërderdhjes ose, 625.89 metra mbi nivelin e detit ndërsa niveli i ujit në liqen.

Kur “Prishtina” ka apeluar që, uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, pasi zvogëlohen rezervat e ujit të pijshëm.


“Uji duhet kursyer pikë për pikë. Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen”, thuhet në apelin e KUR “Prishtina”.

Loading...