Lajme

Baba i Presidentit Thaçi i jep përkrahje Kadri Veselit nër rrugëtimin e tij për kryeministër

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sonte tubim elektoral me simpatizantë të subjektit të tij në fshatin Burojë të Skenderajt.

Duke qenë se Buroja është vendlindja e ish-udhëheqësit të PDK-së, Hashim Thaçit tani President i Kosovës, Kadri Veseli nuk la pa e takuar edhe Haxhiun, babain e të parit të shtetit, njofton Klan Kosova.

Këtë vizitë të tij në këtë zonë të Skenderajt, bastionit të PDK-së, kandidati për kryeministër i këtij subjekti e bëri të ditur përmes llogarisë së tij në facebook.

”Në Burojën mikpritëse, me miqtë e mi të përzemërt, ku ndjehem si në shtëpinë time. Sa herë që e takoj bacin Haxhi, marr gjithmonë nga ai shumë urtësi e mirësi. #PDK112”

Ai thotë se ky tubim ishte i veçantë, e momentet i shoqëroi edhe me fotografi:


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?