Lajme

Avokati i Popullit në Ferizaj për t’u takuar me gruan rome që u sulmua sot

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari është nisur për në Ferizaj, aty ku pak minuta më parë ndodhi edhe rrahja e gruas rome, raporton Express.

Këtë e kanë bërë të ditur për Gazetën Express nga Policia e Kosovës, rajoni i Ferizajt.

Tutje, është bërë e ditur se gruaja momentalisht është nën përkujdesjen e qendrës sociale.

Sipas policisë, hetuesia ende është në terren, e rrjedhimisht nuk është bërë e ditur nëse u identifikua personi që ka sulmuar gruan.