Lajme

Avokati Arianit Koci goditet me grusht në kokë përderisa po shëtiste me biçikletë

Avokati Arianit Koci është sulmuar me grusht në kokë nga një person i panjohur, përderisa po shëtiste me biçikletë afër parkut Ulpiana, konkretisht në rrugën “Graanicë-Llapnasell”, çka ka bërë që t’i humbet drejtimi. I njëjti po ashtu ka pësuar dhimbje nga sulmi.

Sipas raportit policor të siguruar nga Klankosova.tv, Koci ka qenë në biçikletë, kur dy persona i janë ofruar me një motor dhe njëri nga ta e ka goditur me grusht në kokë. Në raport, Koci ka thënë se dy të dyshuarit i ka parë pak para sulmit në një pompë derivatesh, e cila posedon kamera.

Njësitë e hetimeve janë njoftuar më pas për të bërë kontrollimin e kamerave, për të parë se a përputhen deklaratat e Kocit me përshkrimin e motorit dhe personave.