Lajme

Avokatët tregojnë sa mund të zgjasë intervistimi i Thaçit

Thaçi të hënën u intervistua për afro gjashtë orë, juristët tregojnë së çka ka mundur të pyetet.

Me flamur të UÇK-së, por me më pak njerëz u prit edhe të martën.

Kështu, presidenti Hashim Thaçi hyri në Zyrën e Prokurorit të Specializuar për tu marr në pyetje.

Këtu për gjashtë orë me radhë kishte qëndruar edhe të hënën.

Ndërsa sipas vet presidenti Hashim Thaçi, aty më shumë ishin diskutuar çështje teknike mes avokatit mbrojtës e prokurorëve.
http://video.gjirafa.com/sa-mund-te-zgjas-intervistimi-i-presidentit-thaci
Se çka mund të jenë këto shkëmbime teknike e tregon avokati Taulant Hodaj, i cili në të kaluarën i kishte përfaqësuar disa ish komandant të UÇK-së.

Tutje Hodaj, tregon edhe mënyrën se si mund të intervistohet presidenti në Zyrat e Prokurorit të Specializuar.

Edhe avokati Mentor Beqirit,thotë se intervistimi i Thaçit mund të vazhdoj edhe për disa ditë.

Më 24 qershor Zyra e Prokurorit të Specializuar, njoftoi se kishte dorëzuar aktakuzë kundër Hashim Thacit dhe Kadri Veselit, në Gjykatë Speciale.

Ndërsa, këtë njoftim e bënë para se të vendos gjyqtari i procedurës paraprake për konfirmi apo hudhje të aktakuzës.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19