Lajme

Avdullah Hoti tregon se kur do të shqyrtohet mundësia për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se ditën e dielë do të takohet me Këshilline Sigurisë dhe do të shyrtohet mundësia për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Unë sonte kam pasur takim me komitetin për menaxhimin e COVID-19 dhe kemi diskutuar shumë hapur, mund të jetë vendim shumë jopopullor por unë jam i gatshëm që të shkoj në ekstrem.

Të dielën e kam thirrur takimin tjetër të Komitetit për ta parë vlerësimin e situatës shtesë dhe pas asaj e kam ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar nëse duhet të shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për të ruajtur jetën e qytetarëve”, tha Hoti në Rubikon raporton Gazeta Blic.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje