Lajme

Avdullah Hoti shkon në Ukrainë, zbulohen arsyet

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se ka qëndruar dy ditë në Ukrainë, ku ka qenë i ftuar nderi i ‘European Jewish Association’, për të shënuar përvjetorin e masakrës ndaj hebrenjëve, transmeton Gazeta Metro.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka treguar se gjatë këtyre dy ditëve, është diskutuar për ndërtimin e shoqërive demokratike.

Tutje, ai ka thënë se populli shqiptar duhet të ndihet krenar me historinë e tij në mbështetje të hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Sot në gjithë botën shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit. Në përkujtim të viktimave të Holokaustit, më 24 dhe 25 janar 2022 unë isha i ftuar nderi i “European Jewish Association” në ngjarjen në Kiev të Ukrainës në përkujtim të masakrës së 33,771 hebrenjve, të ndodhur në vitin 1941.

Për dy ditë me radhë, me rreth 120 parlamentarë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe disa vendeve të Ballkanit, Kryetari i Kuvendit të Ukrainës, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Komisioneri për Zgjerim i Komisionit Evropian Oliver Varhelyi, si dhe zyrtarë të tjerë nga institucione dhe organizata ndërkombëtare, u diskutua për ndërtimin e shoqërive demokratike ku respektohet secili pavarësisht dallimeve”, ka shkruar Hoti


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje