Lajme

Avdiu: Ja për çfarë paskan protestuar Lëvizja Vetëvendosje

Aktivistja e njohur politike, Zana Avdiu, ka ‘thumbuar’ sot Vetëvendosjen për qasjen e tyre ndaj marrëveshjeve që po bëhen nga Kurti. Këta të fundit iu gëzuan tej mase marrëveshjes së arritur dje mes Kosovës dhe Serbisë, që ishte e njëjtë me atë të vitit 2011, shkruan Gazeta Metro.

Argumenti i eksponentëve të VV’së është se dallimi i Kurtit prej qeverive të tjera është se ai po i zbaton këto marrëveshje. Mirëpo, duhet rikujtuar se VV’ja ka qenë kategorikisht kundër secilës marrëveshje të arritur më parë, përfshirë atë të vitit 2011 për lirinë e lëvizjes, të cilën sot Qeveria Kurti po e trumpeton si sukses të madh e reciprocitet.

LEXO EDHE:  Tensionet në veri, LDK: E rrezikshme qasja e Kurtit me aleatët, e vuri Kosovën në përplasje me Perëndimin

Për këtë, Zana Avdiu ironizoi paksa me ta.

“Vetevendosja krejt kohen paska protestu e kalle vendin, pse spo zbatohen marreveshjet. E jo pse jane ba ato marreveshje, edhe jane kane te keqija per vendin”, shkroi ajo në Facebook.