Lajme

Avdiu pas vrasjes në Ferizaj: Këngët e shumicës së reperëve tregojnë se ata janë dhunues dhe vrasës

Aktivistja e shoqerisë civile Zana Avdiu, me një postim në rrjetin social Facebook ka reagur rreth vrasjes së fundit që ka ndodhur në Ferizaj, ajo shpreson që institucionet te merren me këto kategori njerzve, pasi që sipas saj edhe këngët i kanë degjeneruese, dhe po vet ata janë “dhunues dhe vrasës”, shkruan Gazeta Metro.

Ajo shkroi se repera te tillë janë penalist të veprave të ndryshme, dhe se po këta shoqëria jonë vazhdonë të dëgjojë këngët e tyre.

“Po, vec ngoni kangët e tyne, pothuaj krejt repereve, edhe e shihni që janë dhunues, vrasës, mashtrues, nxitës të urrejtjes, seksiste. Tanat të zezat. Ama, këta te fundit, qysh se kanë ngu kangën e kolegut të tyne, (që dyshohet edhe ka rast në gjykatë për përdhunim të një të miture), që nuk vrahet njeri për një fjalë”, shkroi ajo.

Ajo sheh një shpresë te institucionet e vendit se këto të fundit do të merren më seriozisht me kategori të tilla të shoqërisë.

“Tash, po shpresoj që edhe shteti po edhe shoqnia, ka me u marrë ma seriozisht me këtë kategori të rrezikshme. Shoqnia- me i eduku fëmijët djem qysh duhet. E shteti, me marre masa, edhe denime. E kangët e tyne mu redaktu, me patjeter!”, shkroi Avdiu.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?