Lajme

Avdiu kritikon Kastratin: Në mëngjes kërkon para për të varfrit, në mbrëmje ushqen milionerët

Aktivistja e njohur kosovare, Zana Avdiu, ka reaguar ndaj një veprimi të  humanistit, Halil Kastrati.

Ky i fundit ftoi mbrëmë, në dasmën e djalit të tij, disa politikanë milionerë.

Avdiu në fund të shkrimit i ka parashtruar një pyetje Kastaratit se në cilën parti po shkon:- PDK apo AKR?

Postimi i plotë në Facebook:

Halil Kastrati në mëngjes kërkon para për të varfrit, në mbrëmje i ushqen milionerët- ata që e krijuan këtë varfri

Profeti Muhammed ka thënë që prijësit fetare me të këqij janë ata të cilët shoqërohen me udhëheqës politikë.

Pastaj porosia tjetër që e jep profeti Muhammed e cila shkon kryekeput kundër veprimit të këtij hoxhe është: Ushqehuni sikur të jeni një udhëtar, mos shkoni në festa të të pasurve dhe veshjen mos e konsideroni të vjetër derisa mund ta qepni.

Të njëjtën gjë e kërkon ajeti kuranor, me plakun e verbër dhe të varfër, që profeti Muhammed pa dashje e neglizhon, duke u dhënë përparësi liderëve të Mekës. Kjo është nga herat kur Zoti e kritikon më së rëndi profetin.

Në cilën anë po qëndron imami i famshëm Halil Kastrati? Ne atë cka promovon islami apo në atë cka e ndalon?

Halil Kastrati meqë veprimtarinë e tij e ka zhvilluar, kinse mbi baza të fesë islame, atëherë ai së paku parimet bazë ishte dashur t’i zbatonte. Nëse ai është besimtar si pretendon, atëherë në ato tavolina të dasmës do të duhej t’ ishin ata njerez të cilëve u janë ndërtuar shtëpitë. Kështu ai do t’ u tregonte atyre se ata janë me vlera dhe nuk kanë se pse të turpërohen dhe do ta respektonte porosinë e profetit që kërkon të shoqërohemi me të varfrit dhe të dobëtit. Por Halili e bëri të kundërten, i ftoi milionerët, ata të cilët janë përgjegjës për varfërine e atyre që kinse ky u ndihmon.

Perderisa është ndaluar t’ u shkohet në festat luksoze të të pasurve, imagjino sa e ndaluar është ta bësh ti një të tillë dhe t’i ftosh ata aty. Një feste ultra luksoze, me njerezit me te pasur, me oligarket me te medhenj te vendit dhe me njerezit e dyshuar per krim, ishte dasma e djalit te imamit te famshem. Bravo!

Po e njejta gje ndodh edhe me iftaret qe i organizojne prijesit fetare dhe xhamite, ne te cilat asnjehere nuk ftohen te varferit, minoritetet, grate..etj etj. Por, ne ne secilen tavoline te tyre i ke po keta qe i ka ftu Halili ne dasmen e djalit te tij.

Kjo eshte arsyeja pse feja ne ditet e sotme eshte kthy ne nje sistem te shtypjes dhe te liges, sepse prijesit fetare e interpretojne vetem ne interesa te tyre. Feja momentalisht i mbrone te pasurit, te fortin, shtypesit dhe i shtype te varferit, te margjinalizuarit dhe te diskriminuarit.

Vetem shihi besimtaret ku asnjehere nuk kerkojne qe te zbatohet feja e tyre per imam, per burra, per lider, dhe te pasurit, por Zoti dhe feja e tyre vlene vetem kur eshte kunder grave, LGBT-se, etj. Sipas prijesve fetare dhe atyre qe i ndjekun ata, asnjehere nuk ndodh ndonje termet apo nuk afrohet kijameti per shkak te vrasjeve, femijeve lypsare, fundosjen e refugjateeve, perdhunimeve, trafikimit me njerez, abuzimeve, skllaverimit me njerez, analfabetizmit, korrupsionit etj etj.., por kijameti ndodh nese ndonje grua i zbulon gjunjet apo mos po martohen dy burra. Kjo e tregon qarte hipokrizine e tyre, te cilat ato cka jane baze e fese i injorojne, dhe fene e perdorin vetem aty ku iu konvenon atyre.

Po te ishte feja keso soji, Profet nuk do te ishte Muhammedi por Ebu Xhehli.

Te kthehemi edhe njehere te Halili, ku fillimit eshte pare qe eshte nje arrogant. Dhe mese miri kete e tregon menyra se si “ia fali gjynahet” Naim Abazit, ku i tha se te gjithe njerezit gabojne dhe ia fale. Pastaj si duket veprimtaria e tij me shume eshte me i ndale njerezit prej revoltes kunder miqeve te tij qe i ka ftu ne dasme, sesa te u ndihmoj.

Dhe krejt ne fund dua te ia bej nje pyetje Halilit, a po shkon ne PDK apo ne AKR?