Lajme

Austriaku mashtroi 70 kosovarë për viza pune, përfitoi 11 mijë euro

Është regjistruar si biznes për të bërë tregti me ushqim, pije e duhan, por pronari i Liberty Market Asset SHPK, Josef Leutgeb, po del se fitim më të madh kishte nga një tregti tjetër.

Mësohet se Leutgeb ishte personit i janë vënë prangat pasditën e së hënëës, me dyshimin se ka mashtruar rreth 70 kosovarë duke iu marrë para, gjoja për të rregulluar viza pune për Austri.

“Ka vëmë në lajthim qytetar të ndryshëm të Republikës së Kosovës se rregullon viza pune për një shtet të BE-së duke dëmtuar qytetarët që kanë aplikuar për rregullimin e vizave të punës, secalin prej tyre në vlerë prej 150 deri në 300 euro”, kanë thënë Policia.

Deri tani nuk është e konfirmuar, mirëpo Klan Kosova mëson se ekziston dyshimi se nga viktimat, biznesmeni austriak i kishte fituar rreth 11 mijë euro.

Ndaj biznesmenit austriak që konfirmohet se funksiononte në një zyrë në lagjen Mati 1, u vendos masa e mbajtjes prej 48 orëve, transmeton Reporteri.net.


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19