Astrit Gashi: PDK është në rrënjë e korruptuar, vendimi i sotëm, vetëm publicitet
Analisti politik, Astrit Gashi ka reaguar pas vendimit të sotëm të Kadri Veselit, për t’i liruar nga pozita të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza.
Gashi në një shënim në Facebook tha se PDK është në rrënjë e korruptuar.
Ai tha se në listën e Këshillit Drejtues, PDK i ka një pjesë të madhe, njerëz të korruptuar.
Shënimi i plotë:
Partia Demokratike e Kosoves eshte ne rrenje e korruptuar dhe e kriminalizuar. Veprimi i sotem i Kadri Veselit, eshte nje mesazh i mire- por vetem i publicitetit. Ai nuk ka per qellim dhe nuk do te rezultoj me dekriminalizimin e kesaj partie.
Ne liste te KD te PDK’se shumicen i ke te korruptuar, ndonese ende nuk kane aktakuze.
Per te pastruar PDK’ne nga krimi duhet te prehen rrenjet e tij- qe gati se eshte e pamundur sepse fatkeqesisht jane bere poaq te thella sa edhe vet partia.
LEXO EDHE:
Kadri Veseli largon nga partia të gjithë zyrtarët me aktakuza