Lajme

Astrit Gashi: Albin Kurti sot i bëri tri gabime të mëdha!

Analisti i njohur kosovar Astrit Gashi ka thënë që Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë tri gabime dje (e enjte).

Gashi i cili është drejtues i gazetës Blic e ka quajtur të dëmshëm vendimin e Kurtit për ta hequr taksën pjesërisht për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosna, raporton Albanienshow.

Ky është postimi i Gashit:

Kisha pas deshire ne kete moment me mbrojte Albin Kurtin, sepse eshte Kryeministri im, por ai sot i beri 3 gabime ne 1:

1. E hoqi taksen,

2. Nuk e beri reciprocitetin,

3. Nuk i rregulloi raportet me aleatin tone kryesore: SHBA’te

Te pakten te ishte bere kjo e fundit, tjerat disi edhe ja kisha arsyetu ne fund e si per gazep!
Por 3 gabime ne nje vendim e pamundur te arsyetohen.

Kujtojmë që pas vendimit të fundit të Kurtit ka pasur reagime të ashpra edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë që SHBA kërkon që taksa të hiqet krejtësisht. Ai ka thënë që Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë Presidentit Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë” .


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?