Lajme

Askush nuk e priste këtë rezultat në Prizren pas numërimit të votave nga diaspora

Rezultati i votave të diasporës del të jetë i ngushtë në Prizren.

Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje garën e fitoi me 31 vota diferencë ndaj rivalit që do të përballet edhe në balotazh, Shaqir Totaj të Partisë Demokratike të Kosovës.

Nga 507 vota të diasporës, Haskuka i mori 202 prej tyre, ndërsa Totaj 171.

I treti në garën për votat e diasporës është Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili mori 106 vota, ndërsa Lulzim Kabashi mori 17 vota, Zafir Berisha i NISMA-s gjashtë kurse Milazim Lushaj i cili kandidoi si i pavarur mori pesë vota.

Prizreni është njëra nga 21 komunat e Kosovës ku do të zhvillohet gara e balotazhit.