Lajme

Asfalti si “pite” në Suharekë: LDK reagon duke i quajtur banditë qeverisjen e Muharremaj

Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së), në Suharekë, Selman Kolgeci, ka reaguar për një riparim që është bërë në rrugën Bukosh – Reqan, duke pyetur qeverisjen e Bali Muharremaj se a riparohet riparimi, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një postimi në Facebook, Selman Kolgeci ka reaguar për riparimin që është bërë në rrugën Bukosh – Reqan.

“A riparohet riparimi? Edhe pse e sanuar njëherë , kjo është gjendja e rrugës Bukosh – Reqan me procedurën e të cilës krekoset keqqeverisja Muharremaj”, ka shkruar Kolgeci duke publikuar edhe pamje të rrugës.

Ai ka thënë se përderisa në krye të komunës është qeverisja e Muharremajt, atëherë nuk mund të flitet për imazh të mirë të Suharekës.

“Nuk mund të flasim për përmirësim të imazhit të Komunës së Suharekës përderisa në krye të saj kemi këta bandit dhe keqpërdorues të taksave të qytetarëve”, ka shkruar Kolgeci.

Më poshtë postimi i plotë i tij në Facebook. /gazetametro.net