E martë, 26 Maj, 2020
Lajme

Asfalti katastrofal në Suharekë

Ditëve të fundit kanë qarkulluar fotografi që pasqyrojnë punën katastrofale që është kryer në asfaltimin e një rruge në fshatra të Suharekës.



I pari i komunës, Bali Muharremaj ka njoftuar se kjo rrugë është shtruar në mandatin e kaluar, në kohën kur kryetar ishte Sali Asllanaj.

Muharremaj garanton gjithë qytetarët se do ta ketë mbështetjen për të kritikuar punën jocilësore.

“Rruga Nishor – Breshanc e cila është publikuar sot në rrjete sociale, është ndërtuar në vitin 2015, që rrjedhimisht nënkupton se unë nuk kam qenë atëkohë Kryetar Komune i Suharekës.



Natyrisht ne të gjithë pa dallim, duhet ta kritikojmë cilësinë e dobët të punimeve. Andaj unë ju siguroj që gjithmonë do ta keni mbështetjen për të kritikuar punën jo cilësore.

Unë si gjithmonë jam në teren dhe energjia ime gjithmonë do të fokusohet për zhvillim” shkruan Muharremaj në njoftim.



LEXO EDHE:
Infektologu Ahmeti: Nuk do të ketë valë të dytë të coronavirusit në vjeshtë