Lajme

Artistja që ua mbuloi sytë shtatoreve: Nuk dua të shohin se çfarë po ndodh në Kosovë

Artistja kosovare, Flutra Zymi, është personi që ua mbylli sytë shtatoreve të Gjergj Kastriotit- Skënderbeu, Ibrahim Rugovës dhe Zahir Pajazitit në sheshet e Prishtinës.

Veprimin e saj, Zymi e ka quajtur vepër artistike të artit bashkëkohor që u bë realitet, duke thënë se këta dijetarë dhe heronjtë tanë u maltretuan dhe u abuzuan në mënyrën më mizore.

Teksa shton se për këtë simbolik kishte leje nga institucionet përkatëse.

Postimi i plotë i saj në facebook:

Sot një vepër artistike e artit bashkëkohor u bë realitet.

E DREJTA E MENDIMIT

Të gjithë këta dijetarë dhe luftëtarë kishin një mendim ndryshe, e ai mendim u bë ideali i tyre, e ne të gjithë ju bashkuam këtij ideali.

Për mendimin ndryshe këta dijetarë dhe heronjtë tanë u malltretuan u abuzuan në mënyren më mizore dhe brutale e po ashtu edhe u vranë. Përmendoret e tyre në sheshin e Prishtinës i ndërtuam ti nderojmë dhe sa herë ti shohim të kujtohemi për ato mendime dhe atë ideal që sakrifikuan, që une sot të kem të drejtën absolute të lirisë.

Nuk dua të shohin çka po ndodh, më vjen turp nga vetja.

Arti bashkëkohor është një art që sfidon pyetje me veten, me realitetin, reflektimin dhe vetëdisim.

Por kjo ide, nuk ishte e imja por e disa të rinjëve që i degjova rastësisht, nuk di kush janë ata ndoshta një ditë do të na tregojnë, për hirë te tyre dhe të gjithë të rinjëve në Kosovë e shëndrrova në realitet.

Falemnderoj te gjithe qe me ndihmuat edhe pse nuk e kishit idene cka po ndodh.

Komunen e Prishtines, MPB dhe ISHPK per leje.

Si dhe policet qe ishin aq te sjellshem deri sa u verifikua leja.

Photo by: Fikret Ahmeti

I dedicate this to you Fatijon Mujku and your generation too never give up for better world and equal rights for everyone.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?