Lajme

“Arsyeja pse grupi Veliu & Co. po e bllokojnë marrëveshjen është rreziku nga pushteti i VV’së”

Analisti Blerim Vela ka komentuar deklaratat e mbrëmshme që kanë dhënë nënkryetarët e LDK-së, Vjosa Osmani e Agim Veliu pas ofertës së bërë nga VV-ja për shtim të ministrive në 14.



Vela ka shkruar në Facebook se këto deklarata kundërthënëse tregojnë se si ka shkuar takimi i dy ditëve më parë në mes të Ambasadorit amerikan dhe zyrtarëve të LDK-së, e gjithashtu edhe se cila ishte porosia e tij.

Ai thotë se Agim Veliu nuk është duke shprehur qëndrim personal por është bërë zëdhënës i figurave dhe deputetëve që po kundërshtojnë koalicionin me VV-në.

Loading...

Në anën tjetër, ai thotë se është Vjosa Osmani që po del haptas pro koalicionit me partinë e Albin Kurtit.

Analisti Vela thotë se Veliu dhe të tjerët janë duke bllokuar marrëveshjen sepse po frikësohen nga pushteti absolut i Lëvizjes Vetëvendosje.


Loading...