Lajme

Arrin në 1874 numri i të shëruarve nga koronavirusi në vend

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se 178 raste kanë rezultuar pozitive me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, teksa janë shëruar edhe 50 pacientë.

“Sot më 05 korrik 2020, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.874 raste, kurse raste aktive 1.416” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Teksa numri total i rasteve ka arritur në 3356 deri tani 66 persona kanë humbur jetën teksa raste aktive mbeten 1461.

Kujtojmë se vetëm gjatë të shtunës, ka shkuar në 8 numri i të vdekurve nga koronavirusi.

Gjashtë të vdekurve gjatë ditës, u janë shtuar edhe dy persona të tjerë, duke e dërguar në 66 numrin total të viktimave në Kosovë. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19