Lajme

Arrestohet zyrtari i kompanisë së njohur, sulmoj menaxherin e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të kompanisë “Trainkos”, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar menaxherin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh se menaxheri dyshohet se u sulmuar rreth orës 12:50, derisa ishte në vendin e punës.

Menaxheri që u sulmua nga zyrtari i kësaj ndërmarrje ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e goditjeve.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?