Lajme

Arrestohet një person nga Skenderaj – dyshohet se dhunoi një të mitur

Një person sot është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka dhunuar një të mitur, shkruan IndeksOnline.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicsë, Avni Zahiti i cili tha se i dyshuari ndodhet në ndalim policor.

“Policia e ka intervistuar një person nga zona e Skënderajt që dyshohet për përdhunim. Ai është në ndalim, me vendim të prokurorit. Vajza duhet të shkojë për ekzaminime të mëtejshme. Rasti ka ndodhë dje në zonën e Skënderajt dhe është ende duke u hetuar”, tha ai.