Lajme

Arrestohet një person në Pejë, gjysmë i zhveshur bënte gjeste të pahijeshme

Një person pasditën e sotme, u nxori telashe policisë në Pejë.

I njëjti u pa gjysmë i zhveshur duke bërë gjeste të pasjelljshme rrugëve të qytetit, por ai që u prangos.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 18:00 në rrugën “Mbretëreshë Teuta”, një person është vërejt duke bërë sjellje të pahijeshme në në vende publike.

I njëjti ka tentuar ta dëmtojë një vetura, ku më pas është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin e Policisë në Pejë”, ka thënë Rugova.

Personi në fjalë ka bërë veprën penale prishte të rendit dhe qetësisë publike./Indeksonline


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?