Lajme

Arrestohet një 48-vjeçar, ngacmonte seksualisht 5-vjeçarin

Një 48-vjeçar në Berat është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht një fëmijë 5-vjeçar.

Njoftimi:

Berat,

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, ndaluan shtetasin S.K., 48 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual me të mitur”, me një fëmijë 5 – vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje