Lajme

Serbi i arrestuar në Jarinjë kishte sulmuar policinë me armë zjarri vitin e kaluar

Foto ilustrim

(E plotësuar) Kështu ka marrë vesh Lajmi.net nga burime të sigurta, të cilat kanë qartësuar se rasti nuk ka të bëjë me rastin e policit Ekrem Neziri, i cili u lëndua në veri nga një sulm me armë zjarri.

“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave zyrtare, sot, më 09.02.2022, rreth orës 15:00, në Jarinje ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë të dyshuarin M.A. (m/s/k), i cili ishte në kërkim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Personi i ndaluar është i dyshuar për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtar, ‘vrasje e rëndë (në tentativë)’, rast ky i kryer kohë më parë”. Sipas policisë, me autorizim të prokurorit kompetent i dyshuar është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE:  Gjermania s’heq dorë nga “njohja e ndërsjellë” Kosovë-Serbi: As që mund të mendohet anëtarësimi në BE pa njohje

………..

Arrestohet në Jarinjë i dyshuari që sulmoi me armë zjarri policinë

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar i cili ishte në kërkim. Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave zyrtare, sot, më 09.02.2022, rreth orës 15:00, në Jarinje ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë të dyshuarin M.A. (m/s/k), i cili ishte në kërkim.

Personi i ndaluar është i dyshuar për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtar, ‘vrasje e rëndë (në tentativë)’, rast ky i kryer kohë më parë.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet dhe aktivitetet e saja në realizimin e objektivave policore, përfshirë edhe arrestimin dhe vënien para drejtësisë të personave të kërkuar edhe ky arrestim dëshmon se askush nuk mund t’i ikë drejtësisë dhe herët a vonë do të përballet me forcën e ligjit.

LEXO EDHE:  Digjet një veturë në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Me autorizim të prokurorit kompetent i dyshuar është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/