Lajme

Arrestohet dhe ndalohet pronari i autosallon ‘Royal’, dyshohet për këto vepra

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Ferizaj në mars të këtij viti, piketoi disa autosallone e pronarë të kompanive të tjera të dyshuar për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi. Listës prej 14 personave të arrestuar, së fundi i është shtuar edhe një, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se mbrëmë është arrestuar edhe Kreshnik Dervishi, 39-vjeçar.

Dervishi i cili është pronar i autosallonit ‘Auto Royal’ në Prishtinë, dyshohet për veprën penale ‘Fajde’.

LEXO EDHE:  I jepet lamtumira e fundit heroit Afrim Bunjaku

Gjatë operacionit policor, Dervishit i ishin bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse dhe autosalloni i tij, i cili ndodhet në lagjen Kalabria.

Ai është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Por cilat janë Auto sallonet dhe bizneset tjera që u bastisën, disa prej pronave të të cilave përfunduan në prangat e Policisë?

Auto salloni Besa në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Besnik Salihu dhe Fadil Salihu (Fadil Salihu, i arrestuar)

LEXO EDHE:  Publikohen pamjet nga momenti kur u gjet trupi i sulmuesit të katërt

Auto salloni Lipjani në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Egzon Salihu (pronari i arrestuar)

Auto salloni Fita në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Fitim Vërshevci

Auto salloni Iliri në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Ilir Vërshevci

Auto salloni Buna M në Vushtrri: Ajvaz Muzaqi (pronari i arrestuar)

Auto sallon Binni në Vushtrri: Ibrahim Gërbeshi

Ndërmarrja prodhuese Dona Laberon në Podujevë: Bashkim Osmani (pronari i arrestuar)

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.