Arrestohen gjashtë personat e shumë kërkuar në Kosovë
Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të cilit ishin shpallur në kërkim.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë një person është arrestuar në Obiliq, një në Gjilan, kurse katër të tjerë janë arrestuar në Prishtinë.
Të njëjtit sipas njoftimit të Policisë janë dërguar në mbajtje.
Detaje nga Policia:
Obiliq, 16.11.2021 – 12:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Prishtinë (NN) 16.11.2021 – 11:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit
Rr. Sadik Zeneli, Prishtinë (NN) 16.11.2021 – 13:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Rr. Shemsi Mramori, Prishtinë (NN) 16.11.2021 – 16:40. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit
Fsh. Llajshec, Prishtinë 16.11.2021 – 18:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Gjilan, 16.11.2021 – 15:30. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit