Lajme

Arrestimi i Mulla Osman Musliut, policia jep detaje!

Një rrahje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Drenasit, derisa në këtë përleshje është përfshirë edhe imami i kësaj komune, Osman Musliu.

Ndërsa, Policia e Kosovës për IndeksOnline ka dhënë detaje në lidhje me rastin.

“Me datë 24.11.2020 rreth orës 14:30 policia ka marrë informatën për një përleshje të ndodhur brenda një objekti në rrugën “Ilaz Kodra” – në Drenas. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para ka ngritur versionin e hetimit se një fjalosje në mes të dy të dyshuarve njëri 48 dhe tjetri 58 vjeç, ka përfunduar ne përleshje fizike mes tyre.”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Prishtinës.

I njëjti gjithashtu ka bërë të ditur se pasi që policia ka kryer veprimet fillestare hetimore përfshire këtu edhe pjesën e intervistimit, me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dy të dyshuarve u ka shqiptuar masën e arrestit policor dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, për tu proceduar më pas në përputhje me udhëzimet vijuese të prokurorisë.

IndeksOnline ka thirrur edhe imamin Musliu, por që i njëjti s’ka dashur të prononcohet duke ndërprerë telefonin/indeksonline/


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?