Lajme

Armend Zemaj shpall 200 vende të lira pune në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se është marrë vendimi për punësimin e 200 mjekëve dhe infermierëve.

Zemaj ka komentuar edhe deklaratat e ndryshme se coronavirusi mund të jetë jo i vërtet.

“Edhe në prani timen ka pasur kryetarë të komunave se COVID-19 nuk ekziston. Këtë nuk mund ta fshehi. Ka pasur edhe mjekë profesionistë që kam insistuar të ritestohet pasi nuk ka dashur ta pranojë faktin se është me COVID-19”, tha ai në “Debat Plus”.

Ministri i Shëndetësisë thotë se do të rishqyrtohet edhe mbajtja e dasmave pasi sipas tij janë të ndërthurura 36 grupe interesi.

Zemaj thotë se janë më shumë se 15 specializantë që janë pa punë në Kosovë e vendi nuk ka mjekë.

“Kam miratuar vendimin që shumë shpejt do të rekrutohen 200 profesionistë shëndetësorë. Do të rekrutohen 100 mjek dhe 100 të tjerë”.

Zemaj thotë se disa klinike në QKUK do të mbyllen shumë shpejt në kohën kur sipas tij janë rreth 600 mjekë në Kosovë të papunë.

“Shumë klinika anë e mbanë Kosovës do të mbyllen e disa janë mbyllur në mungesë të stafit e ne kemi 600 të papunë”, tha ndër të tjera Armend Zemaj.