Armend Zemaj “çuditet” me veprimin e fundit të kryeministrit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, siç duket është çuditur me vendimin e kryeministrit Kurtit për të udhëhequr Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi. Zemaj në një postim në Facebook ka shkruar “çuditë e paaftësisë s’kanë kufi”.
Ai tha se Kurti “nuk e shkarkon ministrin e Shëndetësisë për dështim, për më keq, kryeministri vet ngarkohet si ministër i kësaj ministrie”. “Jam i bindur që më i paaftë se ministri aktual i shëndetësisë është vetëm ministri i vet ngarkuar sot, si ministër i dytë. Spektakël populist”, ka shkruar Zemaj.
Mbledhjen e parë ky komision do ta mbajë sot me fillim prej orës 17:30.