Lajme

“Armend Mehaj nuk është shqiptar i mirë”, thotë Valon Syla – Milaim Zeka: Ja keni fut kot

Gazetari Valon Syla i ka reaguar Milaim Zekës për kritikat e këtij të fundit ndaj shkrimeve kundër ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, shkruan portali PaRrotlla.

Syla, përmes një postimi në profilin e tij në facebook i ka thënë Zekës se Armend Mehaj nuk është shqiptar i mirë.

“Asnjë vend në botë një oficeri të huaj, s’ja jep detyrën e të parit në Mbrojtje e ushtri. Atë ja jep veç Albin Kurti edhe ti e mbron”, ka shkruar Syla në reagimin e tij.

Postimi i plotë i Valon Sylës:

Mili është simpatik edhe na paska kritikuar për Ministrin e Diasporës të Mbrojtjes. Por dalin faketet për te. Mu paska idhnu me gjasë që ja kam publiku fotot Donika Gërrvallës me Enver Hoxhën tu e përqaf, ndërsa Mili i ka jep lule Enver Hoxhës. Ndoshta te dytë me zor, e kanë trauma tash. Por ska lidhje.

Mili, Armend Mehaj nuk është shqiptar i mirë. Asnjë vend në botë një oficeri të huaj, sja jep detyrën e të parit në Mbrojtje e ushtri. Atë ja jep veç Albin Kurti edhe ti e mbron. Pak paska shokë tonë, të mijtë e të tut që janë me akademi ushtarake në Amerikë… po u deshka me ja jep një oficeri kot Mbrojtjen e vendit.

Respekt Mili. Mu smë ki armik. Ruju prej miqve që po i mbron.

#albanologji #diaspora #gërrnaçi

Ndërsa, gazetari Milaim Zeka i është kundërpërgjigjur Valon Sylës, duke i thënë se nuk iu idhnohet as atij as Ilirit, por se këta të fundit “ia kanë fut kot”.

“Jam krenar qe i kam dhane lule Enverit. Ne ate kohe, dy rruge i kemi pas: O me Titon, o me Enverin. Une nuk idhnohem me shoke, as me Ty, as me Ilirin. Ja keni fut kot, ndoshta, edhe une!”, ka shkrua Zeka.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?