Lajme

“Arma dhe droga në veturën e djalit të Shefit të AKI-së një arsye më shumë pse s’ka liberalizim”

Analisti Haki Abazi, thotë se një arsye më shumë se pse nuk ka liberalizim të vizave është edhe arma dhe droga në veturën e djalit të Shefit të AKI’së, Shpend Maxhunit.

“Nuk është Evropa e padrejtë është sistemi kriminal që po e ka marre drejtesinë në duart e veta. Kjo është aresyeja pse nuk ka liberalizim të vizave. Fakti që është gjetur drogë e armë në makinën e djalit të krryeshfit të spiuneve të AKI, ish kryeshefit të policsë dhe aq më tepër që lënda nuk është proceduar sepse sigurisht duhet mshehur disi, ose duhet përgaditur një aresyetim të rrejshëm, si në shumë raste tjera”, shkruan ai.

Abazi thotë se ky rast po fshehet dhe se për këtë arsye lënda nuk është proceduar. Ai e ka quajtur Shpend Maxhunin si argat të Presidentit Thaçi.

Madje, ai ka përmendur edhe rastin e kidnapimit të gjashtë qytetarëve turq. Sipas Abazit pa rënë ky system nga pushteti nuk do të ketë ditë të bardha për qytetarët dhe vendin.

“Përndryshe Shpend Maxhuni është argati i Thacit gjatë gjithë kësaj kohë që nga largimi i detyrës së Reshat Maliqit. Ky ka dërguar policinë për të tërhqur zvarrë të rinjët e protestuesit, qytetarë të vendit, si duket ka qenë besnik ndaj Thacit gjatë kidnapimit të gjashtë qytetarëve (shumë dëmtuese për procesin e vizave) dhe në fund ka zëvendësuar shefin e AKI. Sigurisht nuk ka pasë kohë me keshillu djalin se ka qenë i zënë duke ndëgjuar shefin”.

“Falni toke sa të doni, deklarohuni (qesharak është Enver Hoxha) se Evropa nuk është e drejtë, por faji është me sistemin e kriminalizuar të udhëqur nga Thaci dhe eksponenentet e tij përfitues. Pa rënë ky sistem nga pushteti nuk ka ditë të bardha për qytetarët dhe vendin”, shkruan Abazi.


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19